Ministri i Zhvillimit Ekonomik: Termocentrali i ri përfundon në vitin 2023

16 dhjetor 2017 | 17:39

Qeveria e Kosovës më në fund ka arritur marrëveshje me kompaninë amerikane “ContourGlobal”, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, projekt ky i filluar qysh në vitin 2006.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, se marrëveshja financiare pritet të nënshkruhet javën e ardhshme. Ndërtimi i termocentrali që do të ketë një bllok prej 500 megavatëve, do të kushtojë 1.3 miliardë euro.

“Presim që në fund të vitit 2018, eventualisht në fillim të vitit 2019, të fillojë ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’, kurse në fillim të vitit 2023, presim ta kemi termocentralin funksional”, thotë Lluka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se themelimi i ekipit përgatitor…