Ministria e Arsimit do t’i ndajë nga 80 euro për blerjen e teksteve shkollore

24 gusht 2023 | 22:12

Ministrja e Arsimit e Kosovës, Arbërie Nagavci, njoftoi të enjten vonë se do të ndahen nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë për blerjen e teksteve shkollore, ndërsa për t’i marrë ato prindërit duhet të aplikojnë online nga nesër, 25 gusht.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë përmes një videoje në llogarinë e vet në “Facebook” më 24 gusht, Nagavci tha: “Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Ndërkohë, për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore nga viti i kaluar, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore, njoftoi ajo.

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyra e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë për Radio Televizionin…