Ministria e Bujqësisë ekzekutoi pagesat për kompensimin e dëmeve në bujqësi

22 tetor 2020 | 17:48

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka njoftuar sot bujqit kosovarë se janë realizuar pagesat për kompensim të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore ndaj kulturave bujqësore, për periudhën janar-qershor 2020. Pagesat janë ekzekutuar për 2.354 bujq në vlerë prej 2 milionë euro, në 21 komuna: Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Drenas, Skenderaj, Vushtrri, Mitrovicë, Rahovec, Suharekë, Gjilan, Viti, Kamenicë, Klinë, Istog, Pejë, Prizren, Dragash, Mamushë, Kaçanik, Shtime dhe Leposaviq. Ministri Mustafa u zotua se ai së bashku me kabinetin i tij dhe e gjithë Ministria mbeten të angazhuar që të përkrahin bujqit vendor, të fuqizohen çdo ditë e më shumë për të prodhuar nga toka jonë, ushqimin tonë, për familjet tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sergio Ramosi mund të largohet falas në fund të sezonit…