Juve dhe PSG-ja në garë për Ramosin

22 tetor 2020 | 17:46

Sergio Ramosi mund të largohet falas në fund të sezonit nga Real Madridi dhe kjo ka bërë që Juventusi dhe Paris Saint-Germaini të vihen pas tij.

Kontrata aktuale e mbrojtësit me Real Madridin skadon vitin e ardhshëm dhe nuk ka indikacione për një rinovim. Kjo thuhet se ka lënë derën e hapur për klube të tjera që potencialisht ta joshin atë për sezonin e ardhshëm. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano,  si Juventusi ashtu edhe Paris Saint-Germaini po mendojnë të përpiqen të nënshkruajnë me Ramosin në fund të sezonit.

Thuhet se mbrojtësi spanjoll është i etur të mbetet aty ku është, por një ofertë e madhe nga Juventusi ose PSG-ja mund ta ndryshojë mendjen e lojtarit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qëmoti e dija nivelin e saj Ia njoha ngjyrën e…