Ministria e Financave: Komunat s’kanë kompetencë ligjore të falin tatimin në pronë

03 shkurt 2023 | 16:43

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar përgjigje nga Ministria e Financave lidhur me kërkesën nëse komunave iu lejohet që ta falin tatimin në pronë.

Sipas MF-së, komunat nuk kanë kompetencë ligjore që ta bëjnë një gjë të tillë.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) konfirmon të drejtën e Komunave që nuk kanë kompetencë për faljen e tatimit në pronë”.

“Kjo është vërtetuar edhe në përgjigjen që MFTP ka dhënë edhe në kërkesën e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili para pak ditësh kërkoi interpretim ligjor nga MFPT rreth asaj që a kanë të drejtë komunat të falin tatimin në pronë”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës ka fituar edhe miqësoren e tretë në…