Ministria e Infrastrukturës do t’i financojë katër projekte infrastrukturore në Kastriot

13 mars 2019 | 17:39

Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj kanë nënshkruar një memorandum sipas të cilit kjo ministri do t’i financojë katër projekte infrastrukturore në Kastriot.

Me këtë rast, Gashi e ka falënderuar Lekajn për mbështetje. “Me ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, sot nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për të financuar projektet infrastrukturore rrugore si; rruga ‘Isa Boletini’, ‘Hasan Prishtina’ ‘Llapi’ dhe rruga ‘Hoxhë Ali Qerkezi’, në të cilat rrugë MTI-ja do të financojë 336 500 euro. Falënderoj ministrin Lekaj për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme. Ne flasim me punë”, ka thënë Gashi.

/Epoka e re/

No photo description available.No photo description available.No photo description available.Image may contain: text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Batalioni i dytë i Brigadës për Reagim të Shpejtë i…