Ministria e Infrastrukturës rregullon mbrojtëset në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë

19 qershor 2019 | 15:24

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, po punohet në zëvendësimin e pahive elastike (mbrojtëset e metalta) të dëmtuara apo të larguara nga qytetarët.

Aktualisht po punohet në rrugën nacionale N9, Prishtinë – Pejë dhe në kyçjet e autostradave.

Ndërsa puna do të vazhdojë edhe në disa vende të Kosovës, prandaj kërkohet kujdes i ngasësve nga prezenca e punëtorëve dhe makinerisë.

Qëllimi kryesor i MIT-së është që të ofrojë rrugë cilësore dhe të sigurta, prandaj presim mbështetjen e të gjithë qytetarëve që të japin kontributin e tyre duke mos e dëmtuar pronën publike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka vendosur më në fund për trajnerin e ri…