Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

10 janar 2022 | 10:54

Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Në njoftimin për media kjo ministri thekson se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve po vazhdojnë ta kryejnë detyrën e tyre.

“Sipas informatave të cilat janë marrë nga terreni nga menaxherët e mirëmbajtjes të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale si dhe Autoudhët, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve”.

“Edhe pse ka pasë reshje të vazhdueshme të borës në 24 orët e fundit, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm, të pastrimit të rrugëve.Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqiten ngrica herë pas here. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe!”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet 5.5 shkallë goditi mbrëmë Greqinë. Epiqendra e kësaj…