Ministria e Punës shtyn afatin për lajmërimin e pensionistëve deri më 31 mars

12 janar 2021 | 12:07

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka njoftuar se ka shtyrë afatin e lajmërimit të pensionistëve në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars.

Sipas Reçicës, kjo shtyrje është bërë për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

“Të dashur pensionistë, veteranë dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj, ju njoftoj se kemi shtyrë afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021. Andaj, ju lutem që deri më datë 31.03.2021 mos të paraqiteni në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë. Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve e posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dala nga lufta”, ka njoftuar ministri Reçica.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme është dëmtuar në masë…