Ministria e Shëndetësisë, qytetarëve: Vaksinohuni me të dyja dozat

29 nëntor 2021 | 15:32

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar së fundmi se vaksinimi kundër Covid-19 është mënyrë më e sigurt për të ndihmuar në ndërtimin e mbrojtjes kundër virusit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi është mënyra më e sigurt për të zhvilluar imunitet kundër formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes nga Covid-19.

“Covid-19 mund të ketë komplikime serioze, kërcënuese për jetën. Duke u vaksinuar ju do të zhvilloni imunitetin në një mënyrë më të sigurt sesa të infektoheni apo sëmureni”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetjen e Institutit…