Ministria e Shëndetësisë: Vaksinohuni, rastet me Covid po rriten

29 qershor 2022 | 14:40

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sërish thirrje për vaksinim kundër Covid-19, pasi ditëve të fundit janë rritur rastet e infektimit me këtë virus.

“Vendet e rajonit, por dhe vendi ynë po shënojnë ditëve të fundit rritje të rasteve të Covid-19. Mënyra më e lehtë dhe më praktike për të ulur rrezikun dhe për t’u mbrojtur nga Covid-19 mbetet vaksinimi, krahas respektimit të masave të tjera parandaluese”, ka theksuar MSH-ja.

Sipas kësaj ministrie, përmes sigurimit të dozave të mjaftueshme të vaksinës kundër Covid-19 dhe qasjes së lehtë, vaksinimi sot është një proces i lehtë dhe i mundur në njësitë e vaksinimit në çdo komunë të Kosovës.

“Mbroje shëndetin tuaj – vaksinohu!”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 177 raste me Covid në Kosovë. Ndërkaq raste aktive janë 486.

Brenda 24 orëve janë vaksinuar 70 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja ka postuar një set të ri fotosh nga shkretëtirat…