Ministritë e Jashtme të Kosovës dhe ajo e Francës mbajnë konsultime politike, bisedojnë për sigurinë

30 shtator 2022 | 16:20

Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Diasporës (MPJD) dhe ajo e Francës, kanë mbajtur konsultime politike, ku është biseduar për marrëdhëniet bilaterale, arritjen e marrëveshje të reja dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.

Këto bisedime janë mbajtur nën drejtimin e zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti dhe drejtorit të Drejtorisë për Evropën Kontinentale Frederic Mondoloni.

Komunikata e plotë e MPJD-së:

Mbahen konsultimet politike mes Ministrive të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës

Nën drejtimin e Zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti dhe Drejtorit të Drejtorisë për Evropën Kontinentale Frederic Mondoloni, sot në Paris, u mbajtën konsultimet politike mes Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve.

Në konsultimet politike u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, arritja e marrëveshjeve të reja dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.

Përgjatë diskutimeve, z. Ahmeti theksoi rëndësinë e procedimit të aplikimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rëndësinë që ka kjo për qytetarët e Kosovës.

Tema të tjera në këtë takim ishin edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, bashkëpunimi rajonal dhe situata e krijuar nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse mbi Ukrainën.

Ahmeti dhe z. Mondoloni u pajtuan që t’i vazhdojnë konsultimet e rregullta politike mes Ministrive të Jashtme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iker Casillas i ka dhënë fund zërave që e lidhnin…