Ministrja Hajdari nxjerr tri urdhëresa (Dokument)

17 mars 2020 | 12:55

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari është duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Në funksion të trajtimit të ankesave të qytetarëve dhe për të zbatuar vendimet e Qeverisë për emergjencën e shëndetit publik, ministrja  Hajdari ka nxjerr tri urdhëresa.

Urdhëresa e parë ka të bëjë me menaxhimin e çmimeve, e dyta për sigurimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare gjatë emergjencës së shëndetit publik, dhe urdhëresa e tretë ka të bëjë me zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me emergjencën e shëndetit publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy personat e ardhur dje nga Londra e që kanë…