Ministrja Hajdari ua kufizon fitimet naftëtarëve

24 nëntor 2023 | 21:43

Ministrja e Industrisisë, Ndërmarrëssië dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar vendimin i cili ua kufizon fitimet naftarëve.

Përmes një komunikate është thënë se marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër, ndërsa me pakicë deri 12 centë për litër.

“Ky vendim ka për qëllim parandalimin e çrregullimit në treg me çmimet e naftës, sidomos gjatë muajit të festave të fundvitit, kur bashkatdhetarët tanë janë të pranishëm në atdhe, e gjithashtu me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës, si dhe për të mënjanuar çrregullimet tjera në treg”, thuhet në njoftim.

Me këtë vendim marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) eurocentë për litër dhe marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

Nga dikasteri është sqaruar se ky vendim ka ardhur pas monitorimit të rregullt të tregut të produkteve të naftës përmes Inspektoratit Qendror në Treg.

“Me evidencë ditore për çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës/ MFPT, lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës, është evidentuar mospërshtatje e çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet e mëdha me ulje të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse në këtë vendim”.

“Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë  bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të ripërtrishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse”.

Ndërsa, është thënë se ky vendim do të hyj në fuqi një ditë pasi që të publikohet në Gazetën Zyrtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Albert Prenkaj “Draft Statuti i autonomisë nuk ofron autonomi…