
Ministrja Haxhiu viziton Qendrën Ri-Jeta në Ferizaj
04 dhjetor
15:35
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot Qendrën Ri-Jeta në Ferizaj.
Gjatë takimit me drejtoreshën Arieta Musliu, u njoftua për punën dhe rolin e kësaj qendre.
“Takuam shumë nëna me të cilat diskutuam për rëndësinë e veprimeve institucionale për trajtimin e personave të cilët janë vartës të substancave narkotike”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.