Ministrja Hoxha: Agjenda evropiane na bashkon të gjithëve

09 gusht 13:07

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar një ligjëratë me studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare në të cilën kanë marrë pjesë 53 studentë të ardhur nga 23 vende të botës, tema e së cilës ishte perspektiva evropiane e Kosovës.

Me këtë rast ministrja Hoxha ka theksuar se stabiliteti i brendshëm, funksionimi demokratik i rendit dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe avancimi i të drejtave dhe lirive për secilin qytetar është një përpjekje e përhershme e institucioneve të shtetit të Kosovës.

“Në ligjëratën me studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare, 53 studentë të ardhur nga 23 vende të botës, theksova rëndësinë e shpalljes së pavarësisë së vendit tonë para 10 vitesh si dhe përparimin për këtë kohë. Integrimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë. Agjenda evropiane është agjenda e cila na bashkon, të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo politike. Kjo rrugë kërkon përpjekje të fortë nga ana jonë në mënyrë që të përshpejtojë reformat e brendshme.

Republika e Kosovës është në fazën e procesit të liberalizimit të vizave me BE-në, kemi arritur të përmbushim të gjitha detyrimet e kërkuara nga BE-ja, presim së shpejti të kemi lëvizje të lirë të qytetarëve tanë”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtëmbëdhjetë predha luftarake, të cilat dyshohet se janë të kohës…