Ministrja Hoxha udhëtoi për Francë

12 dhjetor 2017 | 20:05

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është nisur për në Francë, ku do të merr pjesë në Konferencën Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Konferenca ka për temë: “Qeverisjen e mirë publike – për qytetarët dhe bizneset”, dhe do të trajtohet çështja e transformimit të administratës publike në shërbim të qytetarëve gjatë sfidave. Gjatë sesioneve do të diskutohen qasjet inovative në qeverisjet bashkëkohore dhe kompleksiteti i nevojave të qytetarëve.

“Qeveritë duhet thellësisht t’i njohin dhe t’i kuptojnë faktorët e ndryshimit për t’u përshtatur dhe transformuar në përputhje me rrethanat”, thuhet në dokumentet e Organizatës, dedikuar kësaj konference ministrore të OECD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jordi Alba e ka cilësuar Lionel Messin si lojtarin më…