Minnesota, gjysmëfinalistja e parë e ‘play-off’-it. Lakersat rihapin garën

29 prill 2024 | 11:06

Minnesota bëhet ekipi i parë gjysmëfinalist i “play-off”-it në NBA këtë sezon. Skuadra e Wolves fitoi me rezultat 122-116 ndaj Pheonixit, duke fituar 4-0 serinë e çerekfinaleve. Anthony Edwards me 40 pikë ishte lider në fushë për Minnesota, ndërsa 82 pikët e dyshes Durant-Booker mbetën për statistikë.

Rihap garën për një vend në gjysmëfinale ekipi i Lakersat, që në fushën e tij fitoi me rezultat 119-108 ndaj kampionëve të Denverit. Jokiq realizoi sërish një “triple double”, me 34 pikë 14 rebound e 14 asistime, por që s’mjaftuan. LeBron James me 30 pikë, Davis me 25 pikë e 23 rebound si dhe Reaves e Russell me nga 21 pikë secili i dhanë fitoren Lakersave.

Barazim 2-2 me ndeshje mes Clippersave dhe Dallasin, me kalifornianët që fituan me rezultat 116-111. Harden dhe George realizuan nga 33 pikë secili për Clippersat, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e Irving për teksanët. Fiton edhe New York, 97-92 në fushën e Philadelphias, ndeshje ku u dallua Brunson me 47 pikë e 10 rebound.

Çerekfinalet – Konferenca e Lindjes

Cleveland – Orlando                (2-2)
New York – Philadelphia        97-92 (3-1)
Boston – Miami                        (2-1)
Milwaukee – Indiana               113-126 (1-3)

Çerekfinalet – Konferenca e Perëndimit

Minnesota – Phoenix         122-116 (4-0)
Denver – Lakers                  108-119 (3-1)
Clippers – Dallas                 116-111 (2-2)
Oklahoma – New Orleans (3-0)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati,…