Minnesota mbron kreun në Perëndim

16 shkurt 2024 | 12:00

Ekipi i Minnesotas mbron vendin e parë në Konferencën e Perëndimit pas fitores me rezultat 128-91 në fushën e Portlandit. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku gjashtë lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Më i miri në fushë për Minnesota ishte Edwards me 34 pikë.

Golden State mposhti në sekondat e fundit pas një ndeshje spektakolare Utah Jazz me rezultatin 140-137. Klay Thompson, që e nisi ndeshjen nga stoli, realizoi 35 pikë për Warriors, ndërsa 68 pikët e dyshes Sexton-George mbetën për statistikë.

Në Lindje, ekipi i Milwaukee u mund me rezultat 113-110 nga Memphisi, duke humbur disi kontaktin me kreun. Antetokounmpo realizoi 35 pikë e 12 asistime për miqtë, por që s’mjaftuan. Për Memphis, Jackson dhe Williams realizuan nga 27 pikë secili.

Rezultatet

Memphis – Milkwaukee           113-110
Utah Jazz – Golden State         137-140
Portland – Minnesota               91-128

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e premte) ka filluar Konferenca e Sigurisë në Mynih,…