Miratimi i Kodit të Procedurës Civile, i domosdoshëm në drejtësi

17 mars 2024 | 23:59

Ministria e Drejtësisë ka nisur hartimin e Kodit të Procedurës Civile, me shpresë të përmirësimit të trajtimit të këtyre rasteve në sistemin e drejtësisë. Kjo po konsiderohet si e domosdoshme edhe nga ish-zyrtarë të sistemit të drejtësisë.

Gjyqtarët që trajtojnë lëndët në fushën civile pritet që në të ardhmen të mund të punojnë duke u bazuar në Kodin e Procedurës Civile.

Kjo pasi Ministria e Drejtësisë është duke hartuar Kodin e Procedurës civile me qëllim të përmirësimit dhe modernizimin e sistemin procedural të drejtësisë civile.

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, po e konsideron veprim të domosdoshëm për sistemin e drejtësisë.

“E lehtëson edhe punën e Gjykatave për shkak se bëhet unifikimi apo harmonizimi i dispozitave ligjore që shumë, ligje që ne i zbatojmë. Andaj qëllimi kryesor i Kodit të Procedurës, harmonizimi i ligjeve ngase shpesh na ka ndodh që dispozitat e një ligji me një ligj tjetër, janë në koligjion me njëra tjetrën dhe kemi pasur edhe vështirësi,” u shpreh Ish kryetari Apelit, Hasan Shala.

Të njëjtën e thotë edhe ish-sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, i cili shton se duhet sa më shpejtë të hyjë në përdorim, sepse rritet edhe efikasiteti i gjyqësorit në përgjithësi.

“Do ta rrite efikasitetin ajo cka unë vlerësoj që do të duhej me pasë parasysh është fakti i eleminimit, të shkaqeve apo arsyeve ku luhet një ping pong, mes nivelit Themelor dhe atij të Apelit dhe besoj se në këtë drejtim grupi punues dhe ministria do punojë,” tha Ish-sekretari në Ministrisë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari.

Në anën tjetër Shala, thotë se ligjet me të cilat trajtohen rastet civile, shpesh bien ndesh njëra me tjetrën.

“Kur kemi të bëjmë me ligjin e procedurës jashtë kontestimore, dhe ligjin e procedurës kontestimore apo ligjin e procedurës përmbarimore, ato procedura të cilat janë caktuar gjatë zbatimit, apo edhe ligjin për familjen psh, secila i kanë veçorit e veta dhe shpesh kanë ra ndesh me njëra me tjetrën,” shtoi Shala.

Derisa nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se ky kod të ndikojë në qasjen më të mirë të publikut në drejtësinë civile, dhe ndryshimet do të krijojnë mekanizma efikas për trajtimin dhe parandalimin e shkeljeve të afateteve.

“Hartimi i Kodit të Procedurës Civile do të ndikojë në qasjen më të mirë të publikut në drejtësinë civile, pasi do të jetë e mundur që normat kryesore të procesit gjyqësor civil apo përmbarimor, të gjenden lehtësisht në një akt të vetëm ligjor, i  qasshëm lirisht nga kushdo. Ndryshimet që synohen të përfshihen në Kodin e Procedurës Civile, do të krijojnë mekanizma efikas për trajtimin dhe parandalimin e shkeljes së afateve të arsyeshme të gjykimit të çështjeve të ndryshme si dhe të procedurave përmbarimore. Nëpërmjet ndryshimeve që propozohet të pësojnë rregullat procedurale që do të inkorporohen në Kodin e Procedurës Civile, do të përmirësohen të drejtat procedurale të palëve nëpërmjet rritjes së transparencës, do të rritet efiçenca e gjykatave për evadimin e çështjeve gjyqësore, do të formatizohet edhe më shumë një pjesë e procedurës për lëshimin e urdhërpagesës apo për gjykimin e kontesteve me vlerë të vogël, e cila do të mundësojë një qasje më të shpejtë e më të lehtë në drejtësi nga subjektet e ndryshme.”

Vazhdimisht edhe shoqëria civile ka kritikuar sistemin gjyqësor për zvarritje të lëndëve civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e famshme shqiptare për marketing digjital, ‘Terra Wold’ ka…