Miratohet në parim projektbuxheti i Shqipërisë për vitin 2021

05 nëntor 2020 | 16:45

Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2021. Në favor të këtij projektbuxheti kanë votuar 87 deputetë, nëntë kanë qenë kundër dhe dy kanë abstenuar. Projektbuxheti, fillimisht ka kaluar në komision, ndërsa është theksuar se në këtë projektbuxhet prioritet do të jetë shëndetësia për shkak edhe të pandemisë që ka goditur të gjithë botën. Një pikë tjetër e rëndësishme tek ky projekt buxhet është fokusimi tek rindërtimi si dhe heqja e taksave për bizneset e vogla. Mazhoranca e ka cilësuar projektbuxhetin si një përgjigje të duhur ndaj pandemisë si një ndihmë edhe më të madhe për Rindërtimin apo rimëkëmbjen ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka…