Miratohet rezoluta për heqjen e roamingut mes Kosovës dhe Shqipërisë

30 maj 2018 | 13:01

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate (PSD) që parasheh heqjen e roamingut mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Deputeti i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka falënderuar deputetët e Kuvendit për votimin e kësaj rezolute.

“Nga tash Kosova dhe Shqipëria pa roaming. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan rezolutën që e paraqita në emër të PSD-së për ta hequr roamingun në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Tash e tutje do të komunikojmë me njëri tjetrin sikurse brenda vendit, pa shpenzime shtesë . Shpresoj që Qeveria e Kosovë do t’i filloj punimet sa më shpejtë për zbatimin e plotë të kësaj rezolute të votuar nga Kuvendi i Kosovës. Urime të gjithëve”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj ndalesës së…