MISTERET E TË PAGJETURVE

29 prill 2022 | 12:17

Shkruan: Ragip Shala, kryetar i Klubit Politik “Afrim Zhitia”

Krimet e gjenocidit serb në Kosovë, konkretisht në Meje më 27.04.1999, ka hyrë zyrtarisht si “Dita e të pagjeturve” të luftës në Kosovë 1998 / 99, që ka rezultuar pos mijëra civilësh të vrarë, dhe 6 mijë të “zhdukur”?! Duke u bazuar në llojet e krimeve të aparatit shtetëror serb si: vrasje, dhunime, rrëmbime, dëbime, shkatërrime të vendbanimeve, plaçkitje etj, janë përcaktuar terminologjitë juridiko – penale, të cilat nuk përkojnë fare me realitetin. Në mjetet e komunikimit masivë, në skenën politike të Kosovës tani më dominon terminologjia masakër por jo edhe krime të gjenocidit, pastaj duke përcaktuar edhe kategoritë e viktimave: të vrarë, të plagosur, të dhunuar, të torturuar të zhdukur, por jo edhe një kategori krejt të veçantë nga krimet e gjenocidit serb – të rrëmbyerit. Mbase nën trysninë e “miqve” ndërkombëtarë, ekspert tuca juridiko – politik në Kosovë me formulimet terminologjike kanë relativizuar përgjegjësinë e aparatit shtetëror serb për krimet e kryera në Kosovë. Ndër formulimet relativizuese veçohen: “paramilitarët serbë”, “çetnikët serbë”, ndërkohë që ushtria vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë, ka operuar me komandë dhe njësite unike, të cilët kanë zbatuar urdhrat e krerëve shtetëror serb. Të pagjeturit si kategori e viktimave të luftës përbëjnë tërë personat civil të zhdukur gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së kundër okupimit serb, mbetjet mortore të cilëve u janë gjetur në varrezat masive në Serbi, por që akoma nuk janë gjetur trupat edhe të 1 650 personave të “zhdukur”. Përkundër luftës së drejtë çlirimtare të UÇK-së, kundër okupimit serb, si në çdo luftë, edhe në Kosovë, popullata civile pësoi më së shumti. Por lufta në Kosovë ishte krejt e veçantë me përmasat e krimeve serbe: Sipërfaqja e Kosovës 10.887 km, 1 milion shqiptarë rezident, 12 muaj kohëzgjatja e luftës, 13 mijë civilë të vrarë, 6 mijë civilë të zhdukur, mijëra femra të dhunuara, 100 mijë shtëpi të djegura, 850 mijë të dëbuar, shpalosin krimet e luftës me përmasa gjenocidi, doktrinën shfarosëse të shtetit serb për shqiptarët. Shfarosja e shqiptarëve me të gjitha format dhe mjetet është ideuar dhe projektuar nga krerët politikë, ushtarakë dhe fetarë serbë, që nga Naqertanje deri te “Patkoi”. Ky projekt është zbatuar me disiplinë të hekurt të komanduar nga struktura shtetërore politiko-ushtarake nga lartë – poshtë. Specifikat si: sipërfaqja, koha, numri i të vrarëve dhe të “zhdukurve” diktojnë pashmangshëm në një tjetër terminologji për të zhdukurit, terminologjinë të rrëmbyerit. Fakti që pas luftës mijëra qytetarë të humbur janë gjetur në varre masive në Serbi, që ata nuk janë humbur në Kosovë dëshmon faktori sipërfaqe. Sipërfaqja e Kosovës nuk përbëhet nga 8.516 milionë km2, sikur sipërfaqja e Brazilit, nuk përbëhet me pyje të Amazonës apo formacione bimore të Savanës, që të humbnin rrugën të “zhdukurit”. Sipërfaqja e Kosovës me 10.887 km me relief kryesisht rrafshnalta të sheshtë, përbën faktin përmbysës të terminologjisë të “Zhdukur” dhe të “pagjetur”. Pastaj fakti që të “zhdukurit”, mbetjet mortore u janë gjetur në varret masive në Serbi, dhe fakti që shpresohet të gjinden në varre masive serbe edhe 1650 të “pagjetur” përbën bazamentin juridiko – politik për terminologjinë: Të rrëmbyer. Meqë “të pagjeturit” nuk janë gjetur në Kosovë, por në varret masive në Serbi, hap shtigje hulumtimi për ekspertë të mjekësisë ligjore si dhe ekspertëve tjerë juridiko – penal për të zgjidhur misteret për 6 mijë civilë të “zhdukur”. Zbulimi i misterit ndodhët në çështjen kyçe të mjekësisë ligjore: Koha kur kanë vdekur? Rrethanat? Shkaku i vdekjes? Përgjigja e mirëfilltë shkencore do të vërtetojë se të pagjeturit gjatë luftës në Kosovë, janë rrëmbyer nga gjeneralët serbë dhe bartur në VBS të Batajnicës, që pastaj aty me radhë u janë transplatuar organet. Që të ndriçohet ky mister, paraprakisht institucionet e Republikës së Kosovës duhet të ndryshojnë terminologjinë nga qytetarë të “zhdukur” në qytetarë të “rrëmbyer”, dhe të njihet kategori e “Rrëmbyer”. Terminologjia “Të rrëmbyer”, përbënë pykën goditëse për të ndriçuar një krim të paparë dhe të padëgjuar nga shteti kriminal serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, atë të transplantëve të organeve dhe trafikimin e tyre. “Shtëpia e verdhë” është në VBS të Batajnicës, aty ku ndodhën akoma mbetjet mortore të 1650 qytetarëve të rrëmbyer nga gjeneralët serb. Dic Marty ka filluar të flas, flasin edhe mbetjet mortore, prandaj sa më parë duhet të flas edhe Republika e Kosovës. Pse jo?!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotomodelja kosovare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara…