Mitrovica ndaj Wolfsburgut në Ligën e Kampionëve

16 gusht 2019 | 20:09

Në fazën e 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve, kampionet e Kosovës, Mitrovica, do të përballen me Wolfsburgun.

Mitrovica ka shkruar historinë në futbollin e vajzave në Kosovë këtë vit, pasi që paraqitjet e saj ia kanë siguruar një vend në mesin e 32 skuadrave më të mirë në Ligën e Kampionëve. Kjo ishte hera e parë që edhe Kosova e edhe Shqipëria u përfaqësuan në rundin e 32 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve për vajza.

Prej sezonit 2012/23, Wolfsburgu ka qenë katër herë në finale të Ligës së Kampionëve, në dy prej të cilave fitoi medaljen e artë e në dy atë të argjendtë. Në tre sezonet e tjera ka arritur dy herë deri në çerekfinale, ndërsa një herë deri në gjysmëfinale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka thënë sot…