Reagon edhe ambasadori gjerman: Pozitat publike në Kosovë shihen si “dhurata”

16 gusht 2019 | 19:33

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka thënë sot se pozitat publike në Kosovë shihen si “dhurata”, në një reagim pas dorëheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronave.

Heldt, përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter”, deklaroi se ambasadorët nuk mund të trajtohen si “lecka në dritare”.

“Nuk është se njerëz të arsimuar dhe të kualifikuar për pozitat e larta mungojnë në këtë vend, përkundrazi! Por për sa kohë që pozitat publike shihen ekskluzivisht si dhurata, askush nuk duhet të presë nga ata që përpiqen të të mbështesin dhe ndihmojnë, të rrinë si lecka në dritare”, ka thënë Heldt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli është përforcuar edhe me një tjetër futbollist, duke përforcuar…