Mitrovicë: Rrokulliset traktori, vdes një person

04 maj 2021 | 11:30

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti me traktor që ka ndodhur dje rreth orës 15:40 në fshatin Vërrnicë të Mitrovicës.

Drejtuesi i traktorit e ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.

“Fshati Vërrnicë, Mitrovicë 03.05.2021-15:40. Ka ndodhur një (vet)aksident në të cilin ka qenë përfshirë një traktor. Drejtuesi mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur, dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain po synon përmbysjen e rezultatit në ndeshjen kthyese…