Mjekja e QKMF-së në Prishtinë: I lus qytetarët të mos e teprojnë me ëmbëlsira

13 maj 2021 | 12:33

Besimtarët myslimanë në Kosovë sot festojnë festën e Fitër Bajramit.

Siç është traditë, për këtë festë në shtëpitë tona përgatiten ëmbëlsira të shumta. Mirëpo, përdorimi i tepërt i tyre nuk rekomandohet nga mjekët.

Një thirrje të tillë e ka bërë edhe mjekja kujdestare në QKMF në Prishtinë, Violeta Haxhija.

“Urojë që qytetarët të mos e teprojnë me ngrënien e tepërt të ëmbëlsirave. Siç e dimë në këtë festë të bukur, ne përgatitim shumë ushqime, dhe i kushtojmë rëndësi ëmbëlsirave. I lus qytetarët që të mos e teprojnë me ëmbëlsirat, por t’i kushtojnë rëndësi ushqimeve të shëndetshme”, ka thënë ajo për KTV-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të rriturit kanë më shumë mundësi të raportojnë efekte të…