Mjeti shpërthyes në oborrin e pjesëtarit të FSK-së, largohet nga Policia e Kosovës (foto)

28 tetor 2018 | 20:15

Një mjet shpërthyes është vendosur mbrëmë në oborrin e shtëpisë së një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në veri të Mitrovicës. Mirwpo, mjeti shpërthyes është mënjanuar pa problem nga Policia e Kosovës.

Incidentin e ka konfirmuar sot gjatë ditës zëdhënësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala.
Shala ka deklaruar se mjeti shpërthyes është vendosur në shtëpinë e një pjesëtari të FSK-së nga komuniteti boshnjak.

Sipas tij, askush nuk është dëmtuar në këtë incident.

Ndërkohë, “kallxo” ka siguruar fotografi në të cilat shihet mjeti shpërthyes.

Sipas fotografive, mjeti shpërthyes është lidhur në një pemë me një ngjitës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, po kundërshton pretendimin e Lëvizjes…