MKRS-ja investon rreth 5 milionë euro në komunën e Ferizajt

27 maj 2019 | 15:18

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka qëndruar sot për vizitë në Ferizaj me ç’rast ka marrë pjesë në hapjen e Ditës Olimpike. Pas hapjes së Ditës Olimpike, mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Ferizajt u nënshkruan tetë memorandume bashkëpunimi.

MKRS investon rreth 5 milion euro në komunën e Ferizajit

Memorandumet e nënshkruara kanë për qëllim mbështetjen financiare të tetë projekteve në këtë komunë. Për projektin “Renovimi i stadiumit të qytetit në Ferizaj”, i cili pritet të realizohet gjatë viteve 2019-2021, Ministria ndan mjete financiare në vlerën e 1 milion e 887 mijë e 428 eurove. Projektin “Pishina gjysmë-olimpike në Ferizaj” Ministria e mbështet me 200 mijë euro dhe pritet të realizohet gjatë vitit 2019. Projektin “Kompleksi i fushave të tenisit” Ministria e mbështet me 100 mijë euro, i cili po ashtu pritet të realizohet gjatë vitit 2019.

MKRS investon rreth 5 milion euro në komunën e Ferizajit

Ndërkaq për projektin “Terren sportiv në Dubravë Ferizaj” i cili gjithashtu pritet të realizohet gjatë vitit 2019, Ministria ndan 50 mijë euro. Gjithashtu, mes Ministrisë dhe Komunës ndër tetë memorandumet e nënshkruara sot, katër prej tyre u nënshkruan në fushën e trashëgimisë për financimit e këtyre projekteve: Qendra Multifunksionale 200 mijë euro, ndërtesa e Teatrit Adriana Abdullahu, Kisha Katolike, Mulliri i madh në Ferizaj, Xhamia në Greme dhe Xhamia në Firajë. Të gjitha këto investime kanë vlerën totale rreth 5 milion euro. Pas nënshkrimit të këtyre memorandumeve, ministri Gashi ka thënë se u nënshkruan një sërë marrëveshjesh për financimin e projekteve shumë të rëndësishme për qytetarët e Ferizajt. “Për herë të parë në Kosovë ne kemi filluar një cikël të ndërtimit të pishinave gjysmë-olimpike dhe një nga to do të jetë në komunën e Ferizajt por ajo që është me rëndësi të theksoj, projekti i vetëm që po fillojmë në Republikën e Kosovës është Qendra Multifunksionale, një objekt që do të ndërtohet në këtë komunë i cili do ti shërbejë gjeneratave të ndryshme dhe për aktivitete të ndryshme rinore, sportive e kulturore”, ka thënë Gashi.  Po ashtu ministri Gashi informoi se pjesë e marrëveshjeve për financim është edhe stadiumi ndihmës dhe renovimi i stadiumit. “Kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e Komunës dhe në të njëjtën kohë edhe përkushtim i yni për të avancuar infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës”, ka shtuar ministri Gashi.

MKRS investon rreth 5 milion euro në komunën e Ferizajit

Ndërkaq për financimin e projektit “Terren sportiv në Dubravë Ferizaj”, ai tha se po bëhet me qëllim që të gjithë qytetarëve të Ferizajt pa dallim përkatësie etnie tu krijohet një mundësi dhe infrastrukturë e re sepse dihet që atje jeton komuniteti RAE. Ai po ashtu bëri të ditur se investime do të bëhen edhe në fushën e trashëgimisë përkatësisht në restaurimin e Teatrit të Qytetit, Kishës Katolike, Mullirit të Madh dhe Xhamisë në Greme dhe dha lajmin se do të bëhet edhe funksionalizimi i plotë i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore.

Ndërkaq kryetari Aliu shprehu falënderim të veçantë për vizitën e ministrit, kurse ka thënë se me nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit Ferizaj po bëhet shembull i transformimit të përgjithshëm dhe i plotësimit të kërkesave. “Ne kemi folur për projekte të caktuara, madhore dhe të munguara për komunën dhe nga sot po hapim një perspektivë të re të projekteve që kanë të bëjnë me mbulueshmërinë që është pjesë e angazhimeve dhe mbështetjes së MKRS-së”, ka thënë kryetari Aliu. Ministri Gashi së bashku me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, vizituan edhe punimet e Qendrës Multifunksionale në fshatin Greme.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Balotelli ka njoftuar se do të largohet nga skuadra…