MKRS-ja jep arsyetimin për anulimin e konkursit për zgjedhjen e aktorëve rezidentë në Teatrin Kombëtar

25 dhjetor 2024 | 09:32

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë me dije se është anuluar konkursi i përzgjedhjes së katër aktorëve rezidentë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Vendimi për anulim është publikuar të martën më 24 dhjetor, në platformën e faqes së Ministrisë. Në arsyetim thuhet se shkak i anulimit është vendosja dhe aplikimi i kritereve që nuk janë paraparë në konkurs.

Arsyetimi i plotë:

Për shkak se gjatë zhvillimit të procedurës janë vendosur dhe aplikuar kritere që nuk janë paraparë në konkurs dhe duke marr parasysh që kjo mund të cenojë standardet e transparencës, ligjshmërisë dhe mos diskriminimit, anulohet procedura e rekrutimit Aktor/e në Teatrin Kombëtar të Kosovës 4 pozita. Procedura e rekrutimit do të rishpallet përsëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë raportuar të zhdukur. Në Ferizaj dy gra…