MKRS-ja, mbi gjysmë milioni euro për 6 federata

20 shkurt 14:27

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit, ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi me gjashtë federata.

Në bazë të memorandumit, Federata e Xhudos e Kosovës mbështetet financiarisht në vlerë prej 172,400 eurosh, dokument të cilin për këtë federate e nënshkroi kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.

Me Federatën e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës u nënshkrua memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare në vlerë prej 86,400 eurosh, memorandum të cilin në emër të kësaj Federate e nënshkroi kryetari Ardian Telaku.

Po ashtu, Federata e Çiklizmit të Kosovës u mbështet me mjete financiarë në vlerë prej 45,624 eurosh. Për këtë federatë nënshkroi kryetari i federatës, Avni Nuha.

Në emër të Federatës së Shahut, kryetari Nysret Avdiu nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit i cili i mundëson përkrahjen financiare kësaj federate në një vlerë prej 49,980 eurosh.

Federata e Pingpongut u mbështet me mjete financiare në vlerë prej 82,864 eurosh. Memorandumi e nënshkroi kryetari i kësaj federate Nehat Çitaku. Ndërkaq për federatën Skitare të Kosovës, kryetari i kësaj federate nënshkroi memorandum bashkëpunimi me vlerë financiare 85,824 eurosh.

Këto memorandume bashkëpunimi u nënshkruan më qëllim të realizmit të objektivave dhe synimeve të këtyre federatave për vitin 2019. Mjetet dhe raportimi i mjeteve të shpenzuara, në bazë të memorandumeve, parashihet që të bëhet në periudha tre mujore. S’mund të procedohen mjetet për periudhën pasuese pa u kryer periudha paraprake.

Ministri Gashi, ka thënë se më nënshkrimin e këtyre memorandumeve ne si Ministri e Sportit jemi të përkushtuar që t’i mbështesim Federatat Sportive më qëllim që të ndihmojmë sa më shumë sportin në vendin tonë dhe kjo mbështetje ashtu siç e parasheh rregullorja për kategorizimin e sporteve dhe në bazë të rezultateve të treguara.

“Si ministër jam jashtëzakonisht i përkushtuar që sporti të avancohet sa me shumë dhe se mbështetja e MKRS-së për sportin është një stimulim që sportistët dhe Federatat të punojnë sa më shumë dhe të vazhdojnë të na bëjnë të ndjehemi krenarë në garat e ndryshme si dhe të promovojnë vendin tonë përmes sportit”, ka thene ministri Gashi.

Ndërkaq përfaqësuesit e këtyre federatave falënderuan ministrin Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që po tregon për sportin në vendin tonë ata u shprehen të lumtur se me nënshkrimin e këtyre memorandumeve tani më do të kenë mundësi që të realizojnë në vazhdimësi objektivat dhe synimet e tyre për vitin 2019.

MKRS nënshkruan memorandume bashkëpunimi me gjashtë federata, në vlerë totale prej më shumë se gjysmë milioni euro

MKRS nënshkruan memorandume bashkëpunimi me gjashtë federata, në vlerë totale prej më shumë se gjysmë milioni euro

MKRS nënshkruan memorandume bashkëpunimi me gjashtë federata, në vlerë totale prej më shumë se gjysmë milioni euro

MKRS nënshkruan memorandume bashkëpunimi me gjashtë federata, në vlerë totale prej më shumë se gjysmë milioni euro

MKRS nënshkruan memorandume bashkëpunimi me gjashtë federata, në vlerë totale prej më shumë se gjysmë milioni euro

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orën 21: zhvillohet ndeshja e radhës në kuadër të…