MKRS-ja nënshkruan memorandume bashkëpunimi me organizatat parasportive

23 shkurt 2024 | 17:07

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me organizatat parasportive në vend.

Zëvendësministrja Daulina Osmani ka thënë se Ministria e Sportit i ka në fokus personat me aftësi të kufizuara dhe se mbështetja për ta do të vazhdojë edhe në të ardhmen, raporton “Epoka e re”.

“Sporti për të gjithë! Si vazhdimësi e mobilizimit për fuqizimin e sportit për personat me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale, kemi nënshkruar memorandumet e bashkëpunimit me organizatat parasportive në vend. Komiteti Paralimpik i Kosovës, Olimpiada Speciale, dhe strukturat tjera parasportive janë mbështetur në vlerë prej 400 mijë euro për zhvillimin e programeve dhe aktiviteteve parasportive përgjatë vitit 2024. Kjo reflekton rritje prej 88% në krahasim me vitin 2023 ku vlera e mbështetjes ishte 212 mijë euro”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Victor Angelescu, aksionar te skuadra rumune, Rapid Buchurest, në një…