MKRS shpall konkurs projektimi: Fushë  Kosova përfiton palestër të gjimnastikës

15 prill 2024 | 13:46

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur tri konkurse projektimi për të ndërtuar tri objekte të rëndësishme sportive në vend. Sipas këtij konkursi të shpallur nga MKRS-ja, Suhareka dhe Rahoveci do të përfitojnë nga një stadium ndërsa komuna e Fushë Kosovës, do të përfitojnë një palestër të gjimnastikës. Kështu ka bërë të ditur ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku.

Njoftimi i plotë:

Kemi shpallur tri konkurse projektimi për tri objekte të rëndësishme sportive në vend. Suhareka dhe Rahoveci do të bëhen me stadiume të reja futbolli, ndërsa Fushë Kosova me palestër të gjimnastikës.

Të tria komunat tashmë i kanë përfunduar me sukses procedurat e ndarjes së lokacioneve. I ftojmë studiot e arkitekturës që të bëhen pjesë e këtyre konkurseve me projekte kreative e profesionale në shërbim të sportit e sportistëve tanë.

Vazhdojmë pa humbur kohë në konsolidimin e infrastrukturës sportive dhe përgatitje për mikpritjen e Lojërave Mesdhetare 2030.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo po i luan muajt e tij të fundit…