Modelja e njohur ndahet nga ish-bashkëshorti i Kourtney Kardashian

08 shtator 2021 | 13:49

Pas një viti të lidhur, Scott Disick dhe Amelia Hamlin, kanë vendosur që t’i japin fund romancës së tyre. Një  burim i brendshëm ka zbuluar se ka qenë ajo që i ka dhënë fund çdo gjëje.

“Do të ndodhte padyshim, por drama e javës së kaluar e shpejtoi ndarjen”, ka shtuar burimi, shkruan “Yahoo Entertainment”.

Kjo e fundit shkruan se javën e kaluar, Scott i ka bërë një mesazh në “Instagram” ish-bashkëshortes së tij, Kourtney Kardashian, me të cilën ka tre fëmijë. Ky mesazh u dërgua në kohën që motra e Kim Kardashian ishte me pushime në Itali me të dashurin e saj, Travis Barker.

Edhe pse Amelia nuk ka thënë asgjë në rrjetet sociale apo intervista, duket se kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak dhe ka vendosur që të ndahet nga i dashuri i saj.

“Amelia është ndarë nga Scott. Ajo dëshiron të jetë e fortë dhe të vazhdojë përpara. Ajo ka kaluar shumë dhe kishte ardhur koha. Miqtë e saj po e mbështesin. Të gjithë e dinë se ajo meriton më mirë. Ajo e di këtë gjithashtu”, ka zbuluar një tjetër burim i brendshëm.

Burimi ka shtuar se çifti është grindur shumë kohët e fundit dhe ai mesazh që Scott i ka dërguar Kourtney-t e ka mërzitur shumë Hamlin.

“Ajo ndihej shumë e turpëruar për të gjithë situatën, ndërsa Scott nuk ndihej i penduar. Është vërtet e vështirë të dalësh me Scott, sepse ai kurrë nuk do ta harrojë plotësisht Kourtney. Shumë miq të dyshes pajtohen me idenë se ndarja ishte zgjidhja më e mirë”, ka përfunduar burimi.

“Ajo ndihej shumë e turpëruar”/ Modelja e njohur ndahet“Ajo ndihej shumë e turpëruar”/ Modelja e njohur ndahet“Ajo ndihej shumë e turpëruar”/ Modelja e njohur ndahet“Ajo ndihej shumë e turpëruar”/ Modelja e njohur ndahet“Ajo ndihej shumë e turpëruar”/ Modelja e njohur ndahet

“Ajo ndihej shumë e turpëruar”/ Modelja e njohur ndahet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (MPJD)…