Modelja shqiptare martohet me futbollistin turk

05 korrik 16:45

Heidi Lushtaku ka kurorëzuar me martesë lidhjen e saj me futbollistin e kombëtares turke, Merih Demiral.

Lajmin e ka bërë të ditur vet modelja e njohur shqiptare duke vendosur edhe mbiemrin e futbollistit në rrjete sociale.

Në bion e saj në Instagram, ajo ka shënuar “nënë&e martuar”.

Nuk dihet nëse çifti kanë bërë ndonjë ceremoni, apo vetëm janë kurorëzuar.

Dyshja janë bërë prindër të një djali para 3 muajsh. Për lindjen e djalit, çifti kishin njoftuar një muaj më pas.

Merih Demiral luan për Atalantën dhe Kombëtaren e Turqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar emisarin e Mbretërisë…