Moderatorja shqiptare rrëfen episodin e frikshëm: Një burrë më përndiqte me armë dhe më kërkoi të shkoja me atë

10 prill 2023 | 01:17

Moderatorja Arjola Shehu ka treguar se është përndjekur nga një person i armatosur. E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Shehu tha se ngjarja ka ndodhur kur ajo ka qenë e ftuar në një televizion në Kosovë së bashku me mikeshën e saj.

Arjola tha se personi në fjalë e kishte ngatërruar me të fejuarën.

“Do ta tregoi këtë histori. Nuk e kam treguar asnjëherë. Ka qënë një përjetim sa tani aq sa qesh edhe më krijohet një ankth.

Ishim të ftuara për pavarësinë e Kosovës në 2018, dalim nga televizioni marrim taksinë dhe shohim një person që po na ndiqte. Ne vazhduam rrugën, sepse nuk e njihnim, por ky person na ndjek dhe përndjek në 12 të natës.

Bënte me shenjë për të ndaluar dhe pasi ndalon afrohet tek xhami dhe bën sikur po merrte armë nga pas. Isha me mikeshën time, Evi Reçin dhe ai më kërkoi mua të shkoja me të.

Pasi shkuam në komisariat e bukura e gjithë historisë është se ai djalë më kishte ngatërruar me të fejuarën e tij, e cila është një person i njohur në Kosovë, por që unë nuk do e bëj publike,”- tha Arjola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
5 vite më parë Tomas nga Polonia vendosi të blinte…