Modric, mungesa tjetër e Realit kundër Leipzigut

24 tetor 2022 | 12:30

Lojtari kroat, Luka Modric nuk do jetë me ekipin në ndeshjen e radhës.

Luka Modric nuk do të jetë me Real Madridin nesër (e martë) në Leipzig për t’u përballur me skuadrën gjermane në Ligën e Kampionëve (21:00). Kroati është përjashtuar në minutat e fundit nga trajneri Carlo Ancelotti.

“Los Blancos” e ka bërë të ditur përmes faqes së tij të internetit, por nuk zbulon arsyen e mungesës së Modric për duelin ndaj Leipzig. Modric përfundoi pa probleme të dukshme duelin që Real Madrid luajti të shtunën e kaluar kundër Sevillas (3-1).

Ancelotti nuk ka thirrur asnjë lojtar tjetër nga akademia për të zëvendësuar Modric. Kroati bashkohet listës së të munguarve Valverde, Benzema, Ceballos dhe Mariano.

Real Madrid është nisur drejt Leipzig mëngjesin e sotëm dhe pasdite do të stërvitet në stadiumin e gjermanëve. Paraprakisht, Ancelotti dhe një lojtar do të dalin para mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ekipet spanjolle interesohen për Adrien Rabiot. Rabiot ka kontratë…