Modric vazhdon kontratën edhe një sezon me Real Madridin

29 maj 2022 | 14:14

Luka Modric do të jetë lojtar i Real Madridit edhe një sezon.

Mesfushori kroat ka rinovuar kontratën me madrilenët, me marrëveshje që do ta mbajë atë në ekip edhe një sezon tjetër.

Nuk kishte as më të voglin dyshim, por marrëveshja tashmë është mbyllur, ku ka mjaftuar vetëm një bisedë për të vulosur vazhdimësinë e kroatit.

Sipas “Marca” Modric dhe Real Madrid kanë arritur një marrëveshje përfundimtare që lojtari kroat të vazhdojë deri në vitin 2023 me fanellën e bardhë.

Loja e treguar gjatë gjithë sezonit nga mesfushori ka qenë ajo që ka ndikuar që ai të vazhdojë edhe më tej në “Santiago Bernabeiu”.

Dëshira e drejtuesve të Real Madridit ishte e qartë dhe siç ka njoftuar gazeta spanjolle ishte çështje kohe.

Ashtu siç ka ndodhur në rinovimin e tij të fundit, kontrata e re do të zgjasë për një sezon, pa rritje apo ulje rroge.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se gjatë…