Mogherini: Më 2019, Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje përfundimtare

06 shkurt 22:35

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka komentuar Strategjinë e Zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo është shprehur optimiste se Serbia do të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2025, por duke zbatuar kushtet që janë vendosur.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Mogherini ka thënë se pret që marrëveshja përfundimtare të arrihet deri në vitin 2019.

“Në muajt e fundit unë shoh vendosmëri nga Beogradi dhe Prishtinë për të diskutuar normalizimin gjithpërfshirës, me shpresë që do të reflektohet në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Unë besoj që një marrëveshje mund të arrihet deri në fund të vitit 2019”, ka thënë Federica Mogherini për RTS.

E pyetur se cila do të jetë përmbajtja e kësaj marrëveshja, shefja e diplomacisë së BE-së deklaroi se aktualisht nuk po e mendon këtë pjesë.

“Unë nuk mendoj për këtë. Nuk dua të flas për atë se çfarë dy palët do të ishin të kënaqura.Do të vijë koha për këtë. Brukseli nuk do të diktojë asgjë, vetëm do të mbështesë dhe ndihmojë”, ka theksuar Mogherini.

Ndryshe në bazë të Strategjisë së Zgjerimit të BE-së, dialogu Kosovë-Serbi është faktori kryesor në rrugën e dy vendeve drejt Bashkimit Evropian. /Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se për çështjen…