Mogherini: Do të pendohemi nëse Ballkani nuk bëhet pjesë e BE-së

03 shtator 2019 | 16:03

Shefja në largim e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini bëri thirrje që blloku të ruajë një prani të fortë në Ballkanin Perëndimor dhe ta provojë interesin e tij në këtë rajon.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e përvitshme të ambasadorëve të BE-se në Bruksel, Mogherini shprehu bindjen se “nëse nuk I afrojmë tani vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda disa vitesh kemi për t`u penduar”.

“Ne kemi një interes të qartë që i gjithë Ballkani të bëhet pjesë e unionit. E dimë sesa I komplikuar e i gjatë mund të jetë ky proces, sesa kohë do të kërkojë zgjidhja e problemeve e sa shumë angazhim politik dhe vendosmëri nga të gjitha palët. Do të na nevojitet guxim, lidership dhe këmbëngulje si dhe një prani e fortë dhe vazhdueshme atje”, është shprehur ajo.

Mogherini shtoi se pajtimi duhet të jetë ne krye të axhendës dhe shtoi se është koha të hidhet një hap përpara drejt bashkimit të familjes europiane me mençuri dhe qëndrueshmëri.tch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ekip arkeologësh francezë e izraelitë kanë zbuluar një fortesë…