Molliqaj kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar, akuzon Kurtin

07 maj 2021 | 16:28

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të  kësaj partie, të cilët janë arrestuar të premten gjatë një aksioni simbolik pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ndërhyrja e policisë shpërfaq mendësinë e pushtetit të Albin Kurtit.

“Sot, gjatë aktivitetit tonë simbolik afër objektit të Qeverisë, hasëm në dhunë të madhe dhe të paarsyeshme nga Policia e Kosovës. Ndërhyrja e tillë në një aktivitet paqësor shpërfaq mendësinë e këtij pushteti; që aktivizmin politik e trajton duke e shtypur me dhunë brutale”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Pushteti policor i Albin Kurtit

Sot, gjatë aktivitetit tonë simbolik afër objektit të Qeverisë, hasëm në dhunë të madhe dhe të paarsyeshme nga Policia e Kosovës. Ndërhyrja e tillë në një aktivitet paqësor shpërfaq mendësinë e këtij pushteti; që aktivizmin politik e trajton duke e shtypur me dhunë brutale.

Gjatë ndërhyrjes kanë arrestuar aktivistët tanë Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Qëndrim Sahiti, Zgjim Hyseni dhe Agron Kabashi dhe kanë përdorur dhunë dhe sprej lotsjellës ndaj aktivistëve të tjerë.

Të lirohen aktivistët menjëherë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i  Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe nënkryetarja Saranda…