Molliqaj: Marrëveshja u pezullua, zhvatja u konfirmua

22 korrik 2021 | 13:06

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi qeveria ka pezulluar vendimi për taksën prej 5 euro për veturat e regjistruara.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tani është konfirmuar se kjo parti dhe të gjithë ata që e kundërshtuan këtë marrëveshje kishim të drejtë.

Sipas tij, nënshkruesi i kësaj marrëveshjeje, zëvendësministri Hysen Durmishi dhe gjithë të tjerët të përfshirë në këtë marrëveshje duhet të dorëhiqen menjëherë.

 

Postimi i plotë i Molliqajt:

 

Marrëveshja u pezullua, zhvatja u konfirmua

U konfirmua që ne dhe të gjithë ata që e kundërshtuam këtë marrëveshje kishim të drejtë.

U konfirmua që dhuna e përdorur ndaj nesh nuk ishte e rastësishme por e qëllimshme. Sepse pushtetit të Kurtit i dhemb shumë kur e sulmon aty ku duhet, kur ia zbulon zhvatjen e buxhetit.

U konfirmua që kur ke të drejtë, pavarësisht a je ”i vogël” apo i madh, në fund triumfon.

Nënshkruesi i kësaj marrëveshjeje zhvatëse, zv. ministri Hysen Durmishi dhe gjithë të tjerët të përfshirë në këtë marrëveshje duhet të dorëhiqen menjëherë.

Pavarësisht pezullimit të marrëveshjes, kallëzimi penal i PSD-së duhet të shqyrtohet me prioritet, dhe nënshkruesi i saj të marr dënimin konform ligjeve të vendit.

Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen në rezistencën tonë kundër kësaj marrëveshjeje. Kjo është vetëm fitorja e parë kundër këtij pushteti populist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë - Pejë,…