Molliqaj: Monin dhe Arbenin i vrau pushteti

10 shkurt 2019 | 14:21

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili më herët ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka përkujtuar aktivistët e kësaj lëvizje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, me rastin e 12-vjetorit të vrasjes së tyre.

Molliqaj ka thënë se pushteti i atëhershëm ka vrarë Monin dhe Arbenin.

“Progresi, liria dhe barazia, shumë shpesh hasin në rezistencën e pushtetit të padrejtë që synim ka ruajtjen e një gjendjeje të caktuar. Moni dhe Arbeni, para 12 vitesh u angazhuan duke protestuar për progres, liri dhe barazi. Pushteti i vrau sepse nuk e duronte idenë që qytetarët të angazhohen vetë për fatin e tyre. Pushteti nuk e donte demokracinë dhe nuk pranonte mendim ndryshe”.

“Sot e asaj dite askush nuk është dënuar për vrasjen e Monit dhe Arbenit. 10 Shkurti, do të na e përkujtojë gjithmonë që Kosova sikur që ka pasur regjime jo-demokratike dhe autoritare, po ashtu ka pasur qytetari aktive që i ka përballuar këto regjime”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Palestrën Sportive “Shani Nushi” në Gjakovë në një atmosferë…