Molliqaj për VV-në e LDK-në: Koalicioni i rançit të Prapashticës

25 janar 2020 | 15:00

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj lëvizjet e VV’së drejtë LDK-së për të arritur një marrëveshje i quan  ‘Koalicioni i rançit të Prapashticës’.

Molliqaj thotë se këto dy parti dështuan të formojnë qeverinë duke u takuar nëpër zyre, dhe  se tash kanë filluara takimet e tyre në metoda të vjetra, duke ia rikujtuar se njëjtë edhe PAN’i dikur takohej kështu për ndarë kulaçin e pushtetit, shkruan Molliqaj në “Facebook”.

Ja statusi i plotë:

Koalicioni i rançit të Prapashticës

Dikur PAN-i takohej fshehtazi nëpër kafe e shtëpi luksoze në Hajvali për të ndarë kulaçin e pushtetit në emër të së “mirës së popullit”.

Sot, VV e LDK, pasi dështuan që të formojnë qeverinë duke u takuar nëpër zyret e institucioneve, iu rikthyen metodës së vjetër të takimit nëpër lagje periferike të Prishtinës ku gjinden rançet luksoze të pushtetarëve të djeshëm. VV-së, që në dukje të parë shihet si parti e majtë e transparente, iu shpërfaq fytyra e vërtetë e zhytur në terrin e Prapashticës.

Këto janë shenjat e para të popullizmit në ardhje. Çka mund të jetë dukur në fillim si kthim i shpresës e qeverisje progresive u kthye brenda 3 muajve në stagnim institucional për hir të kulaçit të pushtetit. Këta hapur kritikuan elitat politike të korruptuara dhe u munduan që t’i delegjitimojnë vetëm që në fund të shndërrohen në po të njëjtit që ishin në pushtet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave në detyrë, Lulzim Rafuna, ka prezantuar sot…