Molliqaj: S’ka emër që e zëvendëson “Zajednicën”, Kosovës po i ndodh autonomia etnike për serbët

25 mars 2023 | 16:01

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka mbajtur fjalim sot në protestën e organizuar nga kjo parti për të kundërshtuar marrëveshjen e arritur me Serbinë në Ohër.

Ai tha se kryeministri Kurti si opozitar ka përdorur Zajednicën për të sulmuar pushtetarët e atëhershëm dhe se tash po ia ndërron emrin asaj që ka pranuar.

“S’ka emër që e zëvendëson atë që po i ndodh Kosovës. Ajo që po i ndodh Kosovës është e qartë. Është autonomi territoriale etnike për komunitetin serb në Kosovë. Po ashtu, autonomi ose zona të veçanta që kanë karakter eksterritorial përreth kishave dhe manastireve ortodokse”, ka theksuar ai.

Molliqaj tha se Kurti tentoi t’ia ndërronte emrin Zajednicës, por e ka ndërruar mbiemrin e tij.

“Në rrugëtimin e tij për t’ia ndërruar emrin nga Zajednicë në Vetëmenaxhim, ajo që do të mbetet është ndryshimi nga Kurti në Zajednica dhe është Albin Zajednica”, është shprehur Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AJAZ EMINI Mbresat nga dy vizitat e para në vendlindje…