“Monika në versionin Marigona”, Lorik Cana publikon videon e gruas duke qëndisur flamurin shqiptar

14 mars 2024 | 16:53

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i tërhequr tashmë në futbolli aktiv, është martuar me një italiane, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Së fundmi, Cana ka postuar një video, ku shihet bashkëshortja e tij duke qëndisur një flamur shqiptar.

“Monika në versionin Marigona… Monika, a e di kush është Marigona?” Këto janë fjalët që shoqërojnë videon mjaft domethenëse, që ka publikuar Lorik Cana në Instagramin e tij personal.

Në të, kapiteni historik i kombëtares shqiptare, futbollisti rekordmen me fanellën kuqezi, e pyet gruan e tij italiane se kush është Marigona, e cila qëndisi flamurin kuqezi që u ngrit në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali, ditën që hyri në histori si shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Një datë e madhe kombëtare që festohet çdo vit prej asaj dite nga të gjithë shjqiptarët, kudo që janë. Jo vetëm veprimi, por edhe përqasja e Canës është e goditur, sepse Monika Erkoli shfaqet në video vërtet në versionin Marigona, duke qëndisur flamurin shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja e firmosur  në mes të qeverisë shqiptare dhe asaj…