Morina rikthehet në Rahovec

03 janar 2020 | 20:00

Ish-basketbollisti i Rahovecit, Altin Morina bashkohet sërish me “kaltër e bardhët”, por tani në një situatë shumë më të favorshme. Së fundi ai ishte pjesë e Yllit, me të cilin sot konfirmoi ‘divorcin’.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Morina u shpreh i kënaqur me rikthimin në qytetin e rrushit, teksa beson se ky do të jetë vit i titullit për “Vreshtarët”.

“Jam shumë i lumtur që po rikthehem në Rahovec, kësaj radhe në një super-ambient në ‘Mizahir Isma’, e ku me ndihmën e tifozëve besoj se do të jetë edicion i trofeve”, ka thënë Morina.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Po afrohet 10 Janari 2020, dita kur do…