Mot i vranët dhe me shi, rikthehet pluhuri saharian në Kosovë

16 prill 2024 | 08:38

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, e pasdite dhe në mbrëmje pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu.

Bëhet me dije se në ajër do të rikthehet pluhuri saharian, ku në zonat me shi të reshurat do të jenë të përziera me baltë.

Era do fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimalen që do të lëvizin prej 11 deri në 15 gradë celsius, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25 gradë celsius./MeteoKosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tesla do të pushojë nga puna më shumë se 10…