Mot pranveror në mes të shkurtit nëpër Ballkan

20 shkurt 2024 | 14:06

Nga Spanja deri në Poloni, një valë e të ngrohtit – jo e zakonshme për muajin shkurt preku Evropën, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto ditë të ngrohta e me diell mbushën sheshet plot me njerëz që po i shijonin rrezet e diellit, raporton Rel.

Moti i ngrohtë në mes të muajit shkurt që përfshiu një pjesë të Evropës, solli temperatura të larta edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo foto është shkrepur më 16 shkurt në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Moti i ngrohtë e me diell vazhdoi edhe gjatë vikendit që shkoi, më 17 e 18 shkurt. Shumë qytetarë kishin dalë nëpër sheshet e Prishtinës për të shënuar 17 Shkurtin e vitit 2008 – Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Qytetarë të shumtë që kishin dalë për të festuar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, po shijonin motin e ngrohtë pranë Obeliskut të Pavarësisë, NEWBORN, në Prishtinë.

Temperaturat e larta kanë vazhduar edhe në mesin e muajit shkurt, ndërsa mbi 15 gradë janë shënuar edhe në pjesët kontinentale. Në Mal të Zi, Dobra Voda, Komuna e Tivarit.

Vetëm 85 kilometra larg nga Podgorica, në Bjelasicë, si dhe në malet e tjera të rajonit, ka pak borë për shkak të temperaturave të larta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Suedisë tha të martën se do…