Moti në dy ditët në vijim, diell, vranësira dhe riga shiu

10 gusht 2021 | 13:41

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK ka njoftuar se vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Ndërkaq, të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve.

Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë Celsius.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë kanë protestuar në…